Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës.
Konferenca është paralajmëruar të nisë në orën 17:00 dhe do të mbahet në selinë qendrore të Aleancës.
Sipas njoftimit të AAK-së, konferenca vjen pas situatës së krijuar në seancën e Kuvendit, ku lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk propozoi një kandidat për kryetar të Kuvendit. Gjini pritet të paraqesë qëndrimin e Aleancës lidhur me zhvillimet politike dhe bllokadën institucionale.




