Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alban Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.
Krasniqi ka kritikuar opozitën, mediat, përfaqësues të shoqërisë civile dhe analistë, duke thënë se sipas tij po bëhen përpjekje për të penguar proceset institucionale.
Ai ka përdorur tone të ashpra në reagimin e tij, duke ironizuar edhe situatën e krijuar gjatë ditëve me temperatura të larta, ndërsa ka theksuar se shteti dhe demokracia nuk duhet të mbahen peng nga askush.
“Askush nuk mund ta marrë peng shtetin dhe demokracinë”, ka shkruar Krasniqi, duke kërkuar respektim të institucioneve dhe proceseve demokratike.




