Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Behrami ka akuzuar Kurtin për bllokim të institucioneve, duke thënë se situata aktuale po e dëmton vendin.
“I udhëhequr nga doktrina serbe dhe i kapluar nga frika e humbësit, Albin Kurti e ka shndërruar Kosovën në ‘Banana Republic’”, ka shkruar Behrami.
Ai ka paralajmëruar se, sipas tij, protestat mund të bëhen të pashmangshme nëse vazhdon kjo situatë politike.




