Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka kritikuar kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës dhe dobësim të institucioneve kushtetuese.
Miftaraj ka thënë se Kurti po vazhdon me mosrespektimin e vendimeve të drejtësisë, duke përmendur edhe procesin e konstituimit të Kuvendit.
Ai ka kritikuar gjithashtu qeverisjen e LVV-së ndaj institucioneve si Agjencia Kundër Korrupsionit, Policia dhe Prokuroria Speciale.




