Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit.
Çitaku ka deklaruar se zvarritja e krijimit të institucioneve është rezultat i një vendimi politik dhe jo i rrethanave të krijuara.
Sipas saj, Kuvendi është dashur të vazhdojë me zgjedhjen e organeve të tij, duke respektuar afatet kushtetuese dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo ka kërkuar që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt, duke theksuar se vendi nuk duhet të mbetet i bllokuar nga kalkulimet politike.




