Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar si cenim të procesit kushtetues.
Sipas IKD-së, mungesa e një marrëveshjeje politike nuk mund të përdoret si arsye për bllokimin e konstituimit të Kuvendit.
Instituti thekson se zgjedhja e presidentit është proces i veçantë dhe nuk duhet të kushtëzojë funksionalizimin e Kuvendit.
IKD ka kërkuar vazhdimin e menjëhershëm të seancës dhe përfundimin e konstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues.




