Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj situatës politike në vend, duke vlerësuar se shoqëria po e pranon si normale bllokimin e institucioneve.
Sipas tij, degradimi i rendit kushtetues dhe sabotimi i funksionimit të institucioneve janë normalizuar përmes heshtjes, arsyetimeve dhe mbështetjes politike.
Kryeziu ka theksuar se shtetet nuk bëhen jofunksionale brenda natës, por në momentin kur qytetarët pranojnë si normale atë që nuk duhet të jetë e tillë.




