Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas betimit të Albulena Haxhiut si deputete, duke kritikuar situatën aktuale institucionale në vend.
Sadiku ka theksuar se Haxhiu, sipas tij, ushtron njëkohësisht disa funksione, duke e cilësuar këtë si një situatë të papranueshme.
Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për keqmenaxhim të procesit të krijimit të institucioneve, duke thënë se partia nuk po arrin të përmbyllë detyrimet institucionale.




