Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka reaguar pas betimit të deputetëve, duke theksuar se mandati i përfaqësuesve të popullit buron nga besimi i qytetarëve dhe përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se rikthimi në Kuvend nënkupton vazhdimin e angazhimit për t’i shërbyer vendit.
“Po rikthehemi aty ku çdo mandat e ka burimin: te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve dhe te përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës. Betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim: për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë me dinjitet, guxim dhe përkushtim”, ka shkruar Osmani.




