Qeveria e Kroacisë ka njoftuar rritjen e pensioneve për mbi 200 mijë veteranë, policë dhe ushtarakë, me ndryshimet ligjore që hyjnë në fuqi nga 1 janari 2027.
Sipas ministrit Tomo Medved, masa do të prekë rreth 210 mijë përfitues, ndërsa do të hiqet edhe ulja e pensioneve e vendosur në vitin 2002.
Për këtë qëllim, Kroacia do të ndajë rreth 100 milionë euro në vit për rritjen e pensioneve.




