UEFA ka miratuar dy ndryshime që do të zbatohen nga sezoni 2026/27 në garat evropiane për klube.
Lojtarët do të pezullohen pas katër kartonëve të verdhë, ndërsa pas pezullimit të parë ndëshkimet do të vijnë çdo dy kartonë të tjerë.
Gjithashtu, kronometri nuk do të ndalet më në minutat 45:00 dhe 90:00, por do të vazhdojë edhe gjatë kohës shtesë.




