Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) ka dështuar të mbahet të premten për shkak të mungesës së kuorumit.
Në rend dite ishte shqyrtimi i kërkesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes, si dhe njoftimeve për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb.
Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, tha se katër anëtarë kishin njoftuar për mungesën e tyre, ndërsa kritikoi pjesën tjetër që nuk dhanë arsyetim, duke theksuar se pa kuorum mbledhja nuk mund të zhvillohej.




