Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat vlejnë për ditën e premte.
Sipas njoftimit, një litër naftë (diesel) do të shitet me çmim maksimal prej 1.66 euro, benzina me 1.42 euro, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.




