Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar liderët e partive politike në një takim konsultativ për të diskutuar rreth zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
Takimi është caktuar për 18 gusht, nga ora 09:00, në Zyrën e Presidentes.
Në letrën drejtuar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, Haxhiu ka theksuar nevojën për arritjen e një marrëveshjeje për një President konsensual dhe për funksionalizimin e institucioneve të tjera kushtetuese.
Ajo i ka kërkuar Hamzës të konfirmojë pjesëmarrjen e tij ose të një përfaqësuesi të PDK-së.
Deri tani, partitë politike nuk kanë bërë të ditur qëndrimet e tyre lidhur me këtë ftesë./EO/




