Çmimi maksimal i naftës në Kosovë është rritur sërish, duke arritur në 1.75 euro për litër.
Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një ditë më parë çmimi maksimal ishte 1.73 euro.
Ndërkohë, çmimet e benzinës dhe gazit kanë mbetur të pandryshuara.