Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas vdekjes së dy punëtorëve të KEK-ut brenda tri ditësh.
Ajo ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për të dyja rastet, duke kërkuar verifikimin e kushteve të punës, masave të sigurisë dhe përgjegjësisë institucionale.
“Siguria dhe jeta e punëtorëve duhet të jenë mbi gjithçka”, ka deklaruar Deliu-Kodra, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.
Ajo ka theksuar se përtej ngushëllimeve nevojiten përgjegjësi dhe masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.




