Deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli, i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me marrëveshjet për shitjen e thëngjillit.
Kërçeli tha se gjatë qeverisë Hoti, KEK-u kishte shitur thëngjill për Maqedoninë e Veriut përmes ndërmjetësve, me çmim prej 8 eurosh për ton.
Sipas tij, marrëveshja ishte bërë pa fitim për KEK-un dhe nuk ishte publikuar. Kërçeli pretendoi gjithashtu se për këtë rast ka pasur aktakuzë dhe se çështja ishte dërguar në Prokurori pas ardhjes së Qeverisë Kurti.
“Nuk duhet me qenë ekonomist për me ditë që dikush këtu ka fitu – veç jo KEK-u”, shkroi Kërçeli në Facebook.




