Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po vazhdon për të shtatën ditë radhazi aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
Aksionit të PDK-së i janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, ndërsa pjesë e protestës janë edhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Lipjanit.
Përmes këtij aksioni, pjesëmarrësit po kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që procesi të rikthehet në Kuvend.
PDK-ja ka paralajmëruar se aksionet para Qeverisë do të vazhdojnë deri në thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive.




