Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, ku janë regjistruar gjithsej 79 aksidente trafiku.
Sipas të dhënave, 27 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 52 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar 2,536 tiketa trafiku, ndërsa janë arrestuar 16 persona. 11 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë duke vuajtur dënimin.




