Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës dhe situatën politike në vend.
Ramadani ka thënë se nafta ka arritur sërish në rreth 1.80 euro për litër, ndërsa, sipas tij, mungesa e funksionalitetit të Kuvendit dhe Qeverisë po pamundëson marrjen e masave për lehtësimin e jetës së qytetarëve.
“Dita e 14 e bllokadës së re: Nafta ka shkuar sërish rreth 1.80 euro për litër. Qeveri nuk ka, sepse Kuvend nuk ka”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai e ka cilësuar situatën si “bllokadë të re të Vetëvendosjes”, duke akuzuar pushtetin se po vazhdon me privilegje, ndërsa qytetarët po përballen me kosto gjithnjë e më të larta të jetesës.




