Ministrja në detyrë Fitore Pacolli ka njoftuar se projekti për banim social, në vlerë prej 37 milionë eurosh, ka hyrë në fazën finale.
Nga projekti pritet të përfitojnë rreth 773 familje në 21 komuna. 25 milionë euro financohen nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës, ndërsa 12 milionë euro nga Qeveria e Kosovës.
Mjetet do të përdoren për ndërtimin e banesave të reja, renovimin e banesave sociale dhe rindërtimin e shtëpive për familjet në nevojë./EO/




