Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 28-vjetorin e rënies së Ismet Jasharit, i njohur si Komandant “Kumanova”, dhe bashkëluftëtarëve të tij, Habib Zogaj e Nuhi Mazreku.
Ajo ka kujtuar betejën e Luzhnicës, ku Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij ranë duke u përpjekur të tërhiqnin trupat e dy bashkëluftëtarëve të rënë një ditë më parë.
Haxhiu e ka cilësuar Jasharin si një nga figurat e shquara të UÇK-së, duke theksuar se sakrifica e dëshmorëve është pjesë e çmimit të lirisë që gëzohet sot.
Në këtë përvjetor, ajo ka nderuar edhe dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut.




