Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.
Gjatë takimit, Konjufca e falënderoi Palatovën për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Në takim u diskutua për rëndësinë e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës, si dhe vazhdimit të bashkëpunimit me BE-në në fusha me interes të përbashkët.
Konjufca i uroi Palatovës suksese në angazhimet e saj të ardhshme.




