Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se OVL-UÇK do ta mbështesë protestën e paralajmëruar për 12 shtator, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Gucati tha se organizata nuk dëshiron që në protestë të marrin pjesë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Ai kritikoi Kurtin dhe deputetët e LVV-së për qëndrimet e tyre ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe veteranëve.
“Ne do ta mbështesim protestën, por nuk mund të jemi aty me Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Gucati./Sinjali/




