Glauk Konjufca është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku pritet të nisë rigjykimi për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.
Konjufca ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në vitin 2024 për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm, ndërsa për akuzën tjetër ishte konstatuar parashkrimi.
Gjykata e Apelit e kishte rrëzuar këtë vendim dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim.
Sipas aktakuzës, Konjufca më 10 gusht 2016 kishte hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, duke shkaktuar ndërprerjen e mbledhjes dhe largimin e pjesëmarrësve.




