Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka shprehur shqetësim për varësinë e Kosovës nga importet dhe rritjen e deficitit tregtar.
Sipas tij, në shtatë muajt e parë të vitit importet kanë arritur rreth 4.3 miliardë euro, ndërsa eksportet vetëm 625 milionë euro.
Shahini tha se deri në fund të vitit importet mund të arrijnë 7.5–8 miliardë euro, ndërsa eksportet rreth 1–1.1 miliardë euro, duke e çuar deficitin tregtar në 6.4–6.6 miliardë euro.
Ai kërkoi nga Qeveria që prioritet të jenë prodhimi, investimet, punësimi dhe rritja e eksporteve.




