Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se edhe të mërkurën ka qëndruar para objektit të Qeverisë, së bashku me asamblistë dhe aktivistë nga Mitrovica.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka kërkuar rikthimin e rendit kushtetues dhe konstituimin e Kuvendit.
“Stop uzurpimit të institucioneve. Rikthim në rendin kushtetues. Konstituim të Kuvendit”, ka shkruar ajo.
Çitaku ka theksuar se nuk do të tërhiqen nga aksioni, duke shtuar: “Nuk do të zmbrapsemi. Nuk do të ndalemi. Deri në fitoren e shtetit dhe të qytetarëve!”




