Policia në Vushtrri ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për dy raste të vjedhjes, të ndodhura gjatë muajit gusht.
Sipas Policisë, në njërin rast dyshohet se nga një xhami është vjedhur një kamerë sigurie, ndërsa në rastin tjetër një biçikletë.
Disa nga sendet e vjedhura janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.
Hetimet për rastet po vazhdojnë.




