Kosova sot do të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë pasdites pritet shtim i vranësirave dhe reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima.
Temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 32°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–8 m/s.




