Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 3 shtator 2026.
Sipas njoftimit:
Nafta (dizel): 1.72 euro/litër
Benzina: 1.57 euro/litër
Gasi: 0.63 euro/litër
Çmimet e përcaktuara kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00.
Qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre te Ministria përmes adresës elektronike të publikuar në njoftim ose në numrin pa pagesë 0800 11000.




