PDK ka kërkuar sërish vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Deputeti Përparim Gruda tha se Kushtetuta është akti më i lartë juridik dhe se asnjë shumicë parlamentare nuk mund të jetë mbi të.
Ai kritikoi zvarritjen e procesit konstituiv, duke theksuar se afatet kushtetuese duhet të respektohen dhe se mosrespektimi i tyre dëmton funksionimin e institucioneve.
Gruda u bëri thirrje institucioneve që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.




