Komisioni për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit ka njoftuar se më 7 shtator 2026, duke filluar nga ora 13:30, do të zhvillohen intervistat për avancimin e dy prokurorëve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Intervistat do të mbahen në objektin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe do të jenë të hapura për monitorim nga palët e interesuara.
Në orën 13:30 do të intervistohet Ersan Qavolli, prokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë, ndërsa në orën 14:00 Veton Shabani, prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
Palët e interesuara duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen deri më 4 shtator, në orën 16:00, përmes adresës së emailit të KPK-së.




