Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj N.S., i dyshuar për shkaktimin e një aksidenti fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë.
Sipas aktakuzës, më 23 korrik, i pandehuri ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, duke kaluar në shiritin e kundërt dhe duke u përplasur me një automjet tjetër.
Si pasojë, një pasagjere, M.V., ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë janë lënduar.
Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.




