Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka përcjellë një mesazh politik përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar qëndrueshmërinë e anëtarëve të LDK-së dhe rugovistëve.
Zemaj tha se identiteti i LDK-së është ndërtuar ndër vite dhe nuk mund të ndryshohet nga interesa apo kalkulime të momentit.
“LDK-ja nuk është pronë e askujt. Është histori, vlerë dhe besim i gjeneratave”, ka shkruar Zemaj.
Ai shtoi se LDK-ja do të vazhdojë përpara “me krenari, me nder dhe me ndërgjegje të pastër”, pa u lëkundur dhe pa u përkulur.




