Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar futjen e një arme ajrore të padeklaruar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Gjatë kontrollit të bagazhit të një udhëtari, pajisja e skanimit ngriti dyshime për përmbajtjen e tij. Kontrolli fizik zbuloi një revole ajrore “FB Record”, e kalibrit .177.
Arma ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini e rroba, ndërsa ishte futur përmes kanalit të gjelbër, pa u deklaruar te autoritetet doganore.
Arma i është dorëzuar Policisë Kufitare për procedim të mëtejmë, ndërsa ndaj udhëtarit do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.






