Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike dhe bllokadën institucionale në vend.
Në një postim, Ramadani ka theksuar se sot shënohet dita e 26-të e, siç e quan ai, “bllokadës së re”, duke paralajmëruar pasoja afatgjata për funksionimin e shtetit.
Sipas tij, zvarritja e procesit po dëmton jo vetëm demokracinë, por edhe funksionimin normal të institucioneve.
Ramadani ka kritikuar gjithashtu vonesat në konstituimin e Kuvendit, duke thënë se mbajtja pezull e institucioneve qendrore po e dëmton procesin e vendimmarrjes dhe po pengon formimin e institucioneve të reja qeverisëse.




