Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 36-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut.
Haradinaj ka vlerësuar rolin e delegatëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët në rrethana të vështira miratuan këtë akt, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në rrugën drejt shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Ai ka shprehur mirënjohje për delegatët e asaj kohe, duke theksuar guximin dhe vizionin e tyre në përfaqësimin e aspiratave të popullit shqiptar për liri.
Haradinaj ka thënë se kontributi i tyre në ndërtimin e themeleve të shtetësisë së Kosovës mbetet i paharruar.




