Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës me 101 vota për dhe një abstenim.
Para votimit, deputetët vendosën që nënkryetarët të votohen veçmas, pasi nuk pati pajtim për votimin e tyre në pako. Ky propozim u miratua me 71 vota për, 10 kundër dhe një abstenim.
Gola ishte propozuar nga Vetëvendosje për këtë pozitë.




