Sonte nga ora 20:45 do fillojë ndeshja më e përfolur në këto kualifikime.
Kombëtarja Shqiptare shkon si mysafirë në Leskovac, për të kërkuar tre pikë në një ndeshje shumë të rëndësishme.
Si Shqipëria ashtu edhe Serbia kërkojnë fitore për të marrur vendin e dytë në grup.
Ndeshja do të zhvillohet në një stadium të vogël me pak tifozë dhe me masa të rrepta sigurie.
Kujtojmë që në lojën e parë të zhvilluar në Tiranë, Shqipëria dhe Serbia ndan pikët dhe ndeshja përfundoi 0-0.




