Kreshnik Radoniqi në konferencën e KQZ-së ka deklaruar se deri tani nuk ka pasur asnjë parregullsi në procesin zgjedhor.
Numri i përgjithshëm i votuesve deri në ora 11:00 sipas Radoniqit është 158,691 qytetarë, rreth 6000 më shumë votues se në kohën e njëjtë të zgjedhjeve lokale 2021.
Në këtë konferencë anëtari i KQZ-së nga LVV, Sami Kurteshi, raportoi për titujt skandaloz të mediave në gjuhën serbe RTS dhe Tanjug, ku në tituj Kosovës i referoheshin si ”Kosovo i Metohiju”.




