Presidenti amerikan Donald Trump, dje ka njoftuar për vendosjen e tarifave 100% ndaj mallrave kineze duke theksuar reagime të ashpra ndaj kontrolleve të reja të eksportit të mineraleve të rralla nga Pekini.
Pas lajmërimit të Trump, brenda 1 ore tregu i kriptovalutave ka pësuar një goditje të ashpër me rënie të kriptovalutave më të larta.
Bitcoin i cili tregtohej me 120 mijë dollarë ra në rreth 104 mijë duke shkaktuar disa humbje, edhe kriptovaluta tjetër Ethereum ka pësuar rënie prej 7-11%.
Rënie kanë pasur edhe disa kriptovaluta të tjera.
Pas njoftimit për tarifat, Trump gjithashtu theksoi se takimi me presidentin kinez Xi Jinping mund të mos mbahet, ndërsa akuzoi Kinën për sjellje “armiqësore” dhe për përdorim të mineraleve strategjike si mjet presioni.




