Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka folur rreth procesit zgjedhor që po zhvillohet sot në komunat e Kosovës.
Cakolli thotë se procesi deri tani ka qenë i qetë dhe kjo tregon një nivel të lartë të një culture të mirëfilltë politike.
Sipas Cakollit, rastet e parregullsive kanë qenë të izoluara.
Ai beson që pjesëmarrja do të kalojë shifrën prej 40-42% të pjesëmarrësve së votuesve.
Cakolli gjithashtu thotë se do të duhej që KQZ sontë deri në orën 22 të ketë rezultatin e mbi 70% të komunave.




