Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia të cilën e drejton ka mbi 180 mijë vota për kuvende komunale, gjë që e bën të dalë parti e parë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
“Politika është garë e gjatë, maratonë. Dhe ne, si LDK, kemi dëshmuar se dimë të fitojmë, por edhe dimë të qëndrojmë me dinjitet kur na mungon një hap deri te fitorja”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka shtuar se LDK-ja sot është më e fortë, më e organizuar.
“LDK ka sot mbi 180 mijë vota për Kuvende Komunale, dhe pa diskutim del partia e parë nga këto zgjedhje lokale. Rrugëtimi ynë vazhdon. Me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën besë dhe me të njëjtin qëllim. Ju faleminderit nga zemra për fushatën, për punën, për besimin”, ka shtuar Abdixhiku.





