Në një ndeshje miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria arriti të sigurojë një fitore 4:2 ndaj Jordanisë, duke treguar lojë sulmuese dhe karakter të fortë, pas triumfit të madh kundër Serbisë disa ditë më parë.
Kjo ndeshje shërbeu si përgatitje ndaj një ekipi që e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026 dhe dha shumë sinjale pozitive për Sylvinhon dhe tifozët.
Vetëm pesë minuta para fundit të pjesës së parë, autogoli i Mo Abualnadi i dha kuqezinjve barazimin 1-1, duke rikthyer besimin në skuadër dhe në tifozët në stadium./Telegrafi.
Pjesa e dytë i përkiste plotësisht Shqipërisë. Sulmuesi Armando Broja u inkuadrua në minutën e 61-të dhe vetëm katër minuta më vonë shënoi golin e epërsisë 2-1, me asistim të Nedim Bajramit.




