Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu ka bërë thirrje që përtej ndarjeve politike dhe interesave të ditës, të gjithë të jenë të bashkuar për të mbrojtur dinjitetin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeziu shkruan se përkrah protestën që sot do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, nga ku do të kërkohet vetëm drejtësi për ish-krerët e UÇK’së të cilët po gjykohen në Hagë.
Ai më tej shkruan se drejtësia e vërtet nuk mund të ndërtohet mbi paragjykim.




