Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot publikimin e rezultateve të votave me postë për disa komuna të vendit, ndërsa procesi i numërimit po vazhdon në komunat e tjera.
Në komunën e Dragashit janë numëruar 100 për qind e votave me postë. Sipas rezultateve, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini, ka marrë 1,181 vota. Pas tij renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani, me 537 vota, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Filiz Mustafa, ka marrë 350 vota.
Në Shtime janë publikuar po ashtu rezultatet finale të votave me postë. Këtu prin kandidati i Vetëvendosjes, Qemajl Aliu, me 379 vota, i pasuar nga kandidati i PDK-së, Përparim Ramusa, me 258 vota dhe kandidati i LDK-së, Kastriot Shabani me 97 vota.
Në Mitrovicën e Jugut deri më tani janë proceduar në sistem vetëm 50 për qind e votave me postë. Sipas rezultateve të deritanishme, kandidati i Vetëvendosjes, Faton Peci, prin me 302 vota, ndërsa pas tij radhiten kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, me 175 vota dhe ai i LDK-së, Gëzim Plakolli, me 61 vota.
Në komunat e tjera, KQZ ende nuk ka publikuar rezultatet e votave me postë, ndërsa procesi i verifikimit dhe publikimit pritet të vazhdojë gjatë ditëve në vijim.




