Kryeministri në detyrë, Albin kurti, ka pritur në takim përfaqësues të kompanisë suedeze Ericsson, ndër ta edhe zëvendëspresidentin e kompanisë, Mikael Bäck.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit me Ericsson, me të cilin Kosova ka bashkëpunuar në modernizimin e rrjetit kombëtar dhe në mbulimin e gjithë territorit me rrjetin 4G dhe 5G.
U diskutua gjithashtu për mundësitë e investimeve të ardhshme në fushën e telekomunikacionit, sektor ku Ericsson ka zhvilluar me sukses projekte në shumë shtete evropiane.
Kurti i falënderoi përfaqësuesit për vizitën dhe bashkëbisedimin, duke vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimin teknologjik të vendit.




