Pas takimit të Volodymyr Zelenskyt me Donald Trump, presidenti amerikan përfundimisht pranoi të mbështeste një propozim që konflikti të ngrihej përgjatë vijave ekzistuese të frontit.
Por presidenti rus Vladimir Putin duket që është i përkushtuar ndaj qëndrimit të tij maksimalist ndaj luftës.
Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit ka thënë se pozicioni negociues i Rusisë në lidhje me vijën e frontit mbetet i pandryshueshëm.
Peskov foli gjithashtu edhe për takimin e ardhshëm Trump-Putin, ku tha se Budapesti u zgjedh si destnacion pasi që kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka marrëdhënie të mira me dy liderët.




