Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për refuzimin e shumicës së provave nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.
Ky veprim, sipas tyre, është i papranueshëm dhe përbën një tjetër dëshmi të qasjes së njëanshme të kësaj gjykate, e cila po përpiqet ta paraqesë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës jashtë kontekstit të saj historik, duke mohuar krimet që sollën shkatërrim dhe gjenocid në vendin tonë.
OVL e UÇK-së tutje shton se të shpallësh të “parëndësishme” dëshmitë për masakrat dhe krimet serbe, do të thotë të mohosh të vërtetën dhe dhimbjen e një populli që luftoi për liri, dhe kjo është një fyerje për drejtësinë dhe kujtesën historike të Kosovës.





