Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë, një ekip nga Akademia Ushtarake e FSK-së, Qendra për Studime Universitare morën pjesë në Javën Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani.
Gjatë kësaj jave, ata patën mundësinë të vizitojnë qytetin e Dresdenit, të njoftohen me mënyrën e shkollimit të Oficerëve të Gjermanisë, si dhe qendrat e tyre për trajnim. Ata përfaqësuan QSU-në duke prezantuar për historinë e saj dhe zhvillimin e arsimimit, si dhe duke shkëmbyer përvoja me kadetët e shteteve tjera.






